113 raste me koronavirus sot në Kosovë, 67 të tjerë rezultojnë të shëruar

E publikuar: 01/07/2020 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

113 të infektuar me koronavirus, kanë rezultuar sot në Kosovë ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Veç tyre, 67 persona janë regjistruar tashmë të shëruar nga virusi Covid-19, njofton Klan Kosova.

Sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese