Ministri i Mbrendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière, n’intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka thanë se asht e “papranueshme” dhe “turp për Europën” që rreth 40 përqind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit Perendimor.
Gjermania këtë vit asht ballafaque sidomos me praninë e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipnia, por edhe Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina.
De Maizière ka paralajmëru se shteti gjerman ka me fillue me “reduktue masovikisht” përkrahjen, tue ndal edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në të njejtën kohë ka ba të ditun që vet shteti gjerman si shtet i pasun “nuk asht aspak i ngarkuem” nga politika me refugjatët.
Simbas de Maizière, nji prej shkaqeve kryesore pse azilkërkuesit nga Ballkani po shkojnë në Gjermani janë ndihmat financiare. Ai i ka thanë FAZ se po bahet gati nji ligj në cilin parashikohet zgjanimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurtë.
Gjermania nuk don azilkërkues nga Kosova e Shqipnia
NGA KATEGORIA