Kaçe lider te PAOK: Skuadra të reagojë sa më shpejt

E publikuar: 18/07/2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ergys Kaçe vesh petkun e liderit në radhët e PAOK duke marrë përgjegjësitë për humbjen e ndeshjes së parë eleminatore të Europa League në fushën e kroatëve të NK Lokomotiva me rezultatin 2-1. Duyke hedhur pas krahëve zërat e merkatos, mesfushori shqiptar konfirmohet lider i ekipit nga Selaniku nëpërmjet një interviste ku flet për disfatën europiane.

“Mendoj se ishim të pafat por si në humbje ashtu edhe në fitore duhet të jemi të gjithë bashkë. Temperatura ishte shumë e lartë dhe ndikoi në lojën tonë. Gjithsesi nuk duhet të kërkojmë alibi sepse faji kryesor ishte joni pasi nuk shfrytëzuam rastet që na u ktijuan. Jam i sigurt se do ta ndryshojmë shumë shpejt këtë situatë. Në Zagreb pësuam dy gola të lehtë dhe kjo na demoralizoi. Gjithsesi, në fushën tonë do të luajmë për të shënuar sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuaifikohemi për më tej. Unë shpresoj gjithashtu që edhe personalisht të përmirësohem më shumë gjatë ditëve të ardhshme”.

Një deklaratë prej lideri kjo e mesfushorit kuqezi që po përgatitet për një tjetër sezon si protagonist në radhët e PAOK ku u shpall edhe lojtari më i mirë i skuadrës nga Selaniku. Gjatë javëve të shkuara mediat kanë shkruar për oferta nga klubet italiane dhe ato turke në adresë të 21-vjeçarit, por PAOK ka vendosur t’i besojë çelësat e mesfushës për të paktën edhe një tjetër sezon.