110 mijë të papunë në vitin 2015

15.02.2016 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Të dhënat e fundit që janë punuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nxjerrin një numër prej 110 mijë punëkërkues aktiv deri në fund të dhjetorit 2015. Kjo u tha edhe sot nga ministri Arban Abrashi, i cili bëri dhe hapjen e Panairit të Punës 2016.

Në këtë Panair ishte paraqitur sot edhe Florent Kastrati, i cili ka një kohë që është duke kërkuar punë. Ai, thotë se deri më tani ka aplikuar në dy vende dhe pret që së paku të pranohet si praktikant.
Në të njëjtën kohë Kastrati thotë se është duke kryer studimet.
“Jam dal sot me shikuar nëse është ndonjë pozitë për vend të punës mbasi jam student. Punësimi do të më kishte ndihmuar shumë… Kam aplikuar për punë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe në Mabetex si këshilltar për jurist. Pres së paku të më pranojnë praktikant, sepse edhe kjo na ndihmon shumë për aftësim për të ardhmen”, tha Kastrati.
Panairi i sotëm ku po marrin pjesë 40 kompani ka hapur 500 vende punë. Kjo sipas ministrit Arban Abrashi, i përkasin sektorit të ndërtimtarisë, përpunimit të metalit, tekstilit, etj.
“Është një mundësi praktike , realisht sot prezantohen dhjetëra kompani të cilat në portofolin e tyre kanë diku me qindra oferta dhe kërkesa për vende të reja të punës dhe është mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe te rejat e Kosovës. Ky është vetëm një hap i vogël që ne po e marrim në zbutjen e papunësisë, besoi që panairet e tilla do të ketë edhe gjatë vitit më të mëdha”, tha Abrashi.
E Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se përmes këtij panairi, Institucionet po tregojnë se janë koncentruar më shumë ka sektori privat.
“Sot jemi këtu për të hapur panairin e punës, një panairi i cili me mbështetjen e Ministrisë së Punës forcohet një partneritet interno. Ministri e ka bërë një gjë të tillë për të mbështetur sektorin privat si gjenerues kryesor për vende të lira të punës dhe vende të reja të punës dhe kjo është një dëshmi që institucionet janë të orientuara për zhvillimin e sektorit privat si garancë e stabilitetit social”, Gërxhaliu.
Ai tha se kjo qasje është pragmatike për të motivuar sektorin privat në veçanti kompanitë të cilat janë serioze.
Panairi do të qëndrojë i hapur vetëm sot ndërsa, vende pune janë hapur kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, tregtisë, prodhimtarisë, institucionet financiare, metalike. Kjo sipas organizatorëve është një mundësi që të rinjtë të informohen për mundësitë e tyre për punësim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur