Indonezia, India, Tajlanda, Shri Lanka kanë mbajtur sot ceremoni përkujtimore për cunamin shkatërrues në Oqeanin Indian, i cili ka ndodhur 11 vjet më parë.
Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur, kur tërmeti nënujor, më 26 dhjetor të vitit 2004, ka shkaktuar valë të fuqishme, që kanë shkatërruar komunitetet bregdetare të Indonezisë, Shri Lankës, Indisë, Tajlandës dhe më gjerë.
Në shenjë përkujtimi janë organizuar ekspozita të fotografive, shfaqje artisike dhe seminare, si dhe janë hedhur lule në det.
Provinca e Indonezisë Aceh, e cila ka qenë afër epiqendrës së tërmetit, ka bartur barrën më të rëndë të shkatërrimit – dhjetëra fshatra të saj janë zhdukur nga harta.