11-vjeçarja me një top leshi 1-kilogramësh në stomak

E publikuar: 30/12/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 11-vjeçare e cila kishte vështirësi të gëlltitej, mori vesh se kishte në stomak një top të madh leshi që peshonte më shumë se 1 kilogramë.

Vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, u shtrua në një spital të Tarazit, në jug të Kazakistanit, pas dhimbjeve të forta që ndjente në stomak dhe për faktin se nuk hante dhe as nuk pinte dot.

Kirurgët vendosën ta operonin me urgjencë për të marrë vesh se çfarë nuk shkonte dhe u shokuan kur panë një top të madh leshi në sistemin e saj tretës.

Prindërit e 11-vjeçares thanë se e kishin parë shpesh vajzën e tyre duke ngrënë flokët e veta, por nuk i shkonte mendja se ajo i gëlltiste ato.

/ Top Channel