11 të vrarë nga shpërthimi në Stamboll

E publikuar: 07/06/2016 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në qendër të Stambollit.

Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thënë se shtatë policë janë në mesin e të vdekurve.

Sipas raporteve, një pajisje e telekomanduar ka shpërthyer derisa një autobus i policisë ka kaluar pranë Universitetit të Stambollit.

Pamjet televizive kanë treguar autobusin e shkatërruar dhe fasadat e ndërtesave pranë të dëmtuara.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Dhuna në Turqi është përshkallëzuar muajve të fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe i konfliktit në Sirinë fqinje