11 raste me fruth në Shqipëri, janë të moshës 1-13 vjeç

E publikuar: 24/01/2024 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

11 raste me fruth janë identifikuar përgjatë muajit janar. 6 prej të infektuarve kanë lidhje familjare dhe rezultojnë të pavaksinuar kundër fruthit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana dhe Durrësi.

Ulja e mbulesës vaksinale ka bërë që rastet me fruth të jenë prezente gjatë viteve të fundit.

Nëse do të vijohet që të shmanget vaksina e fruthit nga prindërit, nuk përjashtohen edhe vatrat epidemike, ku Tirana është edhe më e rriskuara.

Sipas ekspertëve, vaksinimi i fëmijëve me dy doza bën të mundur mbrojtjen e tyre nga fruthi, që ndonjëherë mund të jetë dhe fatal.

Edhe Organizata Botërore e shëndetësisë prej më shumë se një viti ka shtuar thirrjet në drejtim të shteteve për rritjen e mbulesës vaksinale. Aktualisht në Europë numërohen më shumë se 42 mijë të infektuar, shumica e të cilëve i përkasin fëmijëve deri në 5 vjeç.