11 milionë euro pasuri të sekuestruara por asnjë rast i konfiskimit në tremujorin e tretë të këtij viti

E publikuar: 27/12/2024 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori, Shqipdon Fazliu, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, në mbledhjen e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka prezantuar raportin tremujor (korrik-shtator 2024).

Për këtë tremujor Fazliu tha se janë sekuestruar 11 milionë euro pasuri, përfshirë edhe banese por që nuk kanë ndonjë rast të konfiskimit për çka tha se është aspekt negativ, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fazliu, tha se për herë të parë kemi përgjigje lidhur me shitjen e aseteve, duke thënë se janë bërë 138 kërkesa për shitjen e tyre.

“E vetmja Prokurori që nuk ka pasur kërkesë për shitje të aseteve këtë tremujor është Prokuroria Speciale”, u shpreh ai.

Ai shtoi se kanë pasur 28 kërkesa për shkatërrim të armeve.

Mirëpo, sipas tij aspekt negativ është se në disa Prokurori shumë asete i janë kthyer të pandehurve dhe kështu ose prokurorët nuk i kane bërë analizat e mira kur kanë sekuestruar atë pasuri ose gjyqtarët parapake kur kanë pranuar këto kërkesa.

“Një numër shumë i madh, me grabitje, kundër narkotikeve”, tha ndër të tjera ai.

Ai shtoi se kërkon nga disa prej kandidatëve për kryeprokurorë që edhe nëse zgjidhen në këto pozita, të vazhdojnë punën e koordinatorëve pasi është investuar edhe me trajnime dhe kanë arritur nivel të kënaqshëm të konfiskimit.