Ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ishte pjesë e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka takue sot Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi.
Thaçi nuk ka përmendë çashtjen e Gjykatës Speciale edhe pse Ischinger, gjatë ditës së djeshme ka lobue publikisht pro themelimit të saj.
Ma poshtë asht shkrimi i Zv/kryeministrit Thaçi në Facebook.
Sot e takova mikun e vjetër timin dhe të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin biseduam për të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe sfidat me të cilat përballet shteti jonë dhe i tërë rajoni. U pajtuam se i tërë rajoni ka lëvizur drejt një fryme të re të dialogut dhe bashkëpunimit çfarë nuk është parë ndonjëherë. Tashmë jemi në rrugë të duhur, drejt integrimit në NATO dhe BE.
Thaçi-Ischinger për Gjykatën Speciale
NGA KATEGORIA