101 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Klinika Infektive, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Infektiva ka njoftuar se pesë prej të infektuarve janë në gjendje kritike.
“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste. Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në raport.
Nga kjo klinikë sot do të lirohen dy raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe një rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi./Gazeta Express