Google tha ditën e Hëne se më shumë njerëz do të angazhohen për të identifikuar përmbajtjet e dhunshme dhe ekstremiste në platformën e Youtube.
Ky i fundit ka zhvilluar një softuer të automatizuar me të cilin mund të identifikojnë videot me përmbajtje ekstremiste por edhe të gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijët.
Ata që ngarkojnë video të tilla nuk do të pranohen në programin për gjenerimin e të ardhurave.
Megjithatë kompania ka marrë ankesa nga përdoruesit se softueri përmban gabime.
Sipas CEO së Youtube, Susan Wojcicki, numri i punonjësve të angazhuar për adresimin e përmbajtjeve që shkelin politikat e përdorimit do të shkojë në 10,000 në 2018-ën.
Gjithashtu Wojcick bëri të ditur se kjo qasje agresive do të aplikohet edhe tek komentet me mjete të reja moderimi deri në ndalimin e plotë të komenteve në raste specifike.
Lajmi erdhi në një kohë kur reklamuesit, regullatorët dhe grupet e avokatisë kanë shprehur shqetësime për mënyrën sesi Youtube mbikëqyr platformën. /PCWorld Albanian