100 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

E publikuar: 01/08/2021 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Covid-lajmi i fundit-Infosot

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.

Në total numri i rasteve aktive është 539.