Më 18 shkurt, 10 vite më parë Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike.
Këtë gjë e ka bërë të ditur pikërisht Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell, i cili ka thënë se kurrë nuk do të harrojë ndjenjën kur ka bartur letrën nga kryeministri britanik në takimin e Shefit të Zyrës Britanike, David Blunt, me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi për ta njohur shtetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Kurrë nuk do të harrojë ndjenjen kur kam bartur letrën nga Kryeministri Britanik në takimin e Shefit të Zyres Britanike, David Blunt, me President Sejdiu dhe Kryeministrin (tash President) Thaçi për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Njerez kanë dalur në rrugë vetëm për ta përshendetur makinën! Nga ky moment, Kosova ka qenë përgjegjëse për vetën, një ndjenje e shkëlqyeshme.