10 pjesëtarë serbë janë larguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, raporton mediumi qeveritar serb, Kosovo Online.
Dy prej tyre janë deklaruar për këtë medium, Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq.
Rakiq tha se për arsye personale kanë vendosur të ‘solidarizohen dhe të largohen nga FSK’.
“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, na tha Rakiq.
Ndërkaq, kolegu i tij Vllashkoviq thekson se ky është vendim i tyre personal dhe se nuk ka pasur presion ndaj tyre.
“Kemi gati pesë vite që punojmë dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë presion për vendimin tonë, ky është vendimi ynë. Ne vendosëm të pajtohemi me njerëzit tanë në këto kohë të vështira, të solidarizojmë dhe të largohemi nga puna”, na tha Vllashkoviq.