Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë fjala “motor”, sepse deri më tani kemi parë shumë vetura me motorë benzinë dhe naftë me djegie të brendshme si dhe me motorin e famshëm “Wankel”.
Tani, kjo fjalë është bërë diskutabile, sepse në dispozicion janë edhe motorët e elektrifikuar dhe alternativë.
“Wards”, botues i njohur i industrisë së automobilave, në mënyrë tradicionale ka përzgjedhur dhjetë motorët më të mirë të vitit, transmeton Koha.net.
Për herë të parë, “Wards” ka përzgjedhur tri motorë elektrikë, një motor dizel, dy motorë atmosferikë V6, një motor Redni Turbo me gjashtë cilindra, një motor V8, si dhe një motor Turbo me kompresor dhe me katër cilindra.
Në vijim po ju paraqesim listën e plotë të këtyre motorëve më të mirë të vitit:
1. 2.0-litër Turbo/Supercharged DOHC me katër cilindra (Volvo XC90);
2. 1.8-litër DOHC me katër cilindra dhe me motor elektrik 53kW (Toyota Prius HEV);
3. 2.0-litër Turbo DOHC me katër cilindra (Subaru WRX);
4. 3.0-litër Turbodiesel DOHC V6 (Ram 1500 EcoDiesel);
5. 3.5-litër DOHC V6 (Nissan Maxima);
6. 2.0-litër DOHC me katër cilindra dhe me motor elektrik 50 kW (Hyundai Sonata PHEV);
7. 5.2-litër DOHC V8 (Ford Shelby GT350 Mustang);
8. 1.5-litër DOHC me katër cilindra dhe me motor elektrik 120 kW (Chevrolet Volt EREV);
9. 3.6-litër DOHC V6 (Chevrolet Camaro, Cadillac ATS);
10. 3.0-litër Redni Turbo DOHC me gjashtë cilindra (BMW 340i).