10 milion punonjës Britanikë i tremben zëvendësimit nga robotët

E publikuar: 06/08/2018 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëse 6 milion Britanikë i tremben faktit se vendet e tyre të punës mund të zihen nga robotët në dekadën e ardhshme.

Ndërsa rritja e ekonomisë së makinerive mund të nxisë një revolucion të vërtetë social, gjithashtu mund të zgjerojë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Disa kompania kanë filluar tashmë të favorizojnë automatizimin. Konkretisht rasti i distributorët Britanik Shop Direct ku kompania ka paralajmëruar se 2,000 vende pune janë në rrezik.

Për më tepër Banka e Anglisë ishte shprehur se 15 milion vende pune kërcënohen.

Të frikësuar nga zëvendësimi i robotëve, shumë pak njerëz besojnë se qeveritë e vendeve po bëjnë mjaftueshëm për ardhjen e teknologjive të reja në vendet e punës.

Gjetjet e reja po shtojnë presionin. IPPR thintank parashikon se 44% e vendeve të punës në Britani mund të automatizohen dekadat e ardhshme, ose e thënë ndryshe 13.7 milion njerëz do të ngelen papunë të cilët fitojnë 290 miliardë paund. /CIO Albanian