10 mijë euro në bankë, shtëpi, vetura e banesa – Kjo është pasuria e Martin Berishajt, ambasadorit të shumë përfolur

E publikuar: 20/04/2024 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Martin Berishaj

Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik.

Mesin e shumë zyrtarëve tjerë publik është edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj ai i cili ka deklaruar pasurinë e tij pranë AKK-së.

Në deklarimet e tij, Berishaj ka deklaruar se ka dy banesa, dy shtëpi dhe tokë.  Poashtu Berishaj ka deklaruar se ka edhe një veturë. Ndërsa në bankë ambasadori Berishaj ka deklaruar se i ka vetëm 10 mijë euro të gatshme ne NLB Bankë.

Ai poashtu ka deklaruar se ka të ardhura vjetore prej 28 mijë e 125 euro.