Ndjekeni këto dhjetë këshilla për të mos shtuar peshë gjatë shtatzënisë…
Kujdesuni për trupin para shtatzënisë – Një nga gjërat më të rëndësishme që një femër mund të bëjë para se të ngelet shtatzënë është që të kujdeset për trupin dhe peshën e saj. Në momentin e nisjes së shtatzënisë, këshillohet pasja e një peshe të shëndetshme.
Mos hani për dy – Shumë femra që janë shtatzënë mendojë se shtatzënia është periudha kur ato mund të hanë sa për dy persona, duke e lënë veten të kënaqin çdo dëshirë të tyre. Por e vërteta është se nuk ka nevojë për kalori shtesë për të ushqyer fëmijën.
Konsumoni diçka çdo 3 orë – Gjatë shtatzënisë, femrat që nuk arrijnë të frenojnë urinë, mund të konsumojnë diçka çdo tre orë, duke alternuar ushqime me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme.
Pini ujë – Pirja e sa më shumë uji bën gjithmonë mirë, sidomos në shtatzëni për të evituar dehidratimin. Idealja është të pihen 8 gota ujë në ditë.
Thuajuni lamtumirë ushqimeve të skuqura – Ushqimet e skuqura dhe të fast food mund të jenë të shijshme, por nuk janë aspak të këshillueshme për shëndetin. Gjatë shtatzënisë duhet qëndruar larg sa më shumë ushqimeve të tilla.
Hani karbohidrate komplekse – Në nisje të shtatzënisë, karbohidratet janë ideale për të shmangur të vjellat. Nëse nga njëra anë buka e bardhë rrit nivelin e sheqerit në gjak, nga ana tjetër karbohidratet komplekse si orizi, misri etj., këshillohet të hahen rregullisht.
Ecni sa më shumë – Ecja sa më gjatë në këmbë është një ilaç për një grua shtatzënë. Sikur 20 minuta ecje në ditë, ju bëjnë shumë mirë për të qëndruar në formë.
Vijoni me palestrën – Është i ditur fakti se gjatë shtatzënisë stërvitja i bën mirë si nënës edhe fëmijës, sigurisht pa u sforcuar me tepri dhe duke u konsultuar me mjekun.
Mos i plotësoni gjithmonë dëshirat për të ngrënë – Gjatë shtatzënisë është mirë që të mos hahet me tepri, të paktën nëse nuk doni të shtoni në peshë. Ka një sërë hilesh për t’u ndjerë shumë shpejtë të ngopur, siç mund të jetë shpeshtimi i vakteve me më pak sasi ushqimi, por me produkte të shëndetshme.
Ndiquni me një dietologe – Pasi keni provuar gjithçka dhe nuk keni arritur të mbani peshën nën kontroll, është mirë të drejtoheni tek një ekspert. Dietologët do të dinë t’ju orientojnë të ushqeheni shëndetshëm, por pa shtuar në peshë.