1.Konsumoni të paktën 5 porcione fruta – perime çdo ditë. Zgjidhni perimet me ngjyrë të theksuar! Brokoli është ndër më të fuqishmit!
2. Zëvendësoni bukën dhe miellin e bardhë me atë me krunde!
3. Evitoni mishin e kuq të viçit, derrit, gicit, qingjit, kecit, dhe zëvendësojeni me peshk të ujërave të pastër e të ftohtë, mishin e bardhë të pulës, vezë dhe fasule.
4. Evitoni çdo lloj margarine dhe vaji të rafinuar. Përdorni vetëm vaj ulliri, avokado, vaj farash kungulli.
5. Evitoni lëngjet me sheqer.
6. Bëni kujdes me sasinë e kripës. Përdorni kripë të papërpunuar dhe me pakicë!
7. Kujdes me sasitë e ushqimit! Hani ngadalë dhe ndaloni kur të jeni të ngopur! Krahas zgjedhjeve të kujdesshme ushqimore, ushtrimi i përditshëm i aktivitetit fizik ndihmon tej mase shëndetin e personave me predispozitë të sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë dhe prostatës!
8. Rrisni konsumin e arrave, arrave të Brazilit, farave të kungullit dhe lajthive!
9. Shegët janë provuar në një studim afatgjatë, të luftojnë ndjeshëm qelizat kanceroze të prostatës!
10. Caji jeshil dhe “kurkuma” jane ne listën e ushqimeve qe mbrojne nga kanceri i prostates ne menyre te dukshme.
10 këshilla për shëndetin e prostatës!
NGA KATEGORIA