10 gjërat që nuk duhet ti bëni pas një zënke

31.07.2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
10 gjërat që nuk duhet ti bëni pas një zënke

Është plotësisht normale për një lidhje nëse ziheni mes veti, ju jeni dy njerëz të ndryshëm dhe ndonjëherë keni mendime të kundërta. Ajo që nuk e kuptoni është reagimi që e bëni pas zënkës, sepse kjo gjë është e rëndësishme për lidhjen tuaj po sa fjalët që i keni thënë gjatë kulminimit të zënkës. Ja 10 reagimet që duhet të shmangen, qoftë edhe nëse keni harruar zënkën qoftë edhe nëse jeni duke punuar në falje dhe harrim të zënkës.

Mos e injoroni tërësisht. Nëse ju duhet pak hapsirë pas zënkës, gjithçka është OK, përderisa e mbani mend se gabimi më i tmerrshëm që mund të bjënë njerëzit pas një zënke është krijimi i mureve. Nëse e injoroni, ai do të mendojë se jeni duke e dënuar gjë që e bën atë të mos shpreh ndjenjat dhe mendimet në të ardhmen. Në vend të injorimit kërkoni 24 orë që të ju qetësohen ndjenjat të dyve, e që pas asaj kohe filloni sërish me diskutime apo ia falni njëri tjetrit.

Mos i keqpërdorni fjalët e thëna gjatë zënkës. Çfarëdo që të thotë partneri gjatë zënkës, duhet të mbetet aty. Nëse ju thotë diçka që nuk mund t`a falni, bëjeni me dije se ndjeheni e frustruar nga këto fjalë. Duhe ttë mendoni të zgjidhni problemin e jo të fajësoni partnerin për shkakun e problemit.

Mos thuani vetëm “Më fal” nëse partneri është ende i lënduar. Nëse e bëni një gjë të tillë do të injorohi keq. Në vend të kësaj prisni që të qetësohet pak, kërkoni falje si dhe tregoni gabimin për të cilin jeni dukë kërkuar falje, kjo gjë do e bëjë partnerin të bindet se ju e keni kuptuar burimin e gabimit. Hapi i dytë është të dëshmoni se si në të ardhmën nuk do e përsërisni gabimin e tillë.

Mos u arsyetoni pse jeni zënë. Ekzistojnë miliona gjëra të cilat mund t`i fajësoni si arsye e fillimit të zënkës: ditë e keqe në punë, kokëdhembje apo natë e lodhshme. Në fakt, një studim tregon se çiftet që nuk bëjnë gjum të mjaftueshëm janë të prirur më tepër për t`u zënë. Pra, nëse jeni e frustruar, e lodhur apo pa gjumë, tregojani këtë partnerit që të kuptojë se jeni më e ndjeshme se zakonisht.

Mos ikni nëse i ri-kthehet diskutimit. Kanë kaluar vetëm ca minuta nga zënka, thuani partnerit se jeni e hapur për të biseduar rreth pyetjeve të caktuara apo për të dëgjuar frustracionet e tij. Nëse dëshiron të rishqyrtojë çështjen edhe pas disa ditëve, mos ikni nga diskutimi. Komunikimi joverbal është i zëshëm po aq sa e bërtitura, nëse e gjeni veten duke u larguar nga ai, kërkoni falje, kthehuni mbrapsht dhe dëgjoni se çfarë ka për të thënë.

Mos bëni seks vetëm për t`u qetësuar nga zënka. Të dy kërkuat falje, të dy e menduat me të vërtetë atë- por tani ai dëshiron të “përfitojë” diçka pasiqë shumë meshkuj dëshirojnë të kenë seks që të ndjehen të afërt. Thuani se jeni falënderuese ngase ai dëshiron të jetë i afërt me ju mirëpo nuk jeni në disponim të mirë. Përqafojeni dhe premtoni se do të keni seks nesër. Mos e rrefuzoni pa asnjë shpjegim, ajo do e lëndojë.

Mos vazhdoni të kërkoni zënkë të re. Ende nuk jeni rikuperuar nga zënka e kaluar, vazhdoni me fjalë të shëmtuara. Mos u thërritni në emra pasiqë ajo gjë nuk harrohet.

Mos u fokusoni në atë se çka e shkaktoi zënkën. Energjia juaj harxhohet më mirë në zgjidhjen e problemeve e jo në kërkimin e shkaqeve. është mirë që të jeni pozitivë dhe mos të ngarkoheni me inate të panevojshme.

Mos thuani “Nuk mendova ashtu…”. Të thuani këtë është sikur të dëshironi të fshini diçka përjetësisht nga mendja e partnerit. E acaron situatën edhe më tej. Të ktheheni prap tek fjalët e thëna, vetëm ju mban atje, në të kaluarën.

Mos e dënoni veten tuaj për shkak të zënkës. Secili dëshiron një partner të përkushtuar, andaj zënka mund të merret si shenjë e mirë pasiqë të dy punoni për të përmirësuar lidhjen.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)