Pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim që vota e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi ishte e pavlefshme kundrejt votimit të Qeverisë Hoti, u bë e ditur se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve.
Kësisoj u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, ku u vendos që data e zgjedhjeve të jetë më 14 shkurt.
Kësisoj zgjedhjet e zhvilluara më 14 shkurt u vlerësuan si shumë demokratike dhe të mirë zhvilluara.
Fitues nga këto zgjedhje doli të jetë, Lëvizja Vetëvendosje, ku u pasua nga Partia Demokratike e Kosovës, LDK e partitë e tjera.
Sot kur KQZ bëri publike rezultatet përfundimtare u theksua se Lëvizja Vetëvendosje mori gjithsej 49.95% të besimit të qytetarëve në këto zgjedhje.
Por më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe në historinë kosovare është Vjosa Osmani.
Më poshtë keni 10 emrat më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga të gjitha partitë.
Vjosa Osmani (LVV) – 300,788 vota
Glauk Konjufca (LVV) – 200,641 vota
Arben Vitia (LVV) – 107,813 vota
Enver Hoxhaj (PDK) – 100,518 vota
Donika Gërvalla (LVV) – 71,720 vota
Avdullah Hoti (LDK) – 69,640 vota
Vasfije Blair (LVV) – 60,885 vota
Mimoza Kusari – Lila (LVV) – 53,563 vota
Avni Dehari (LVV) – 51,116 vota
Armend Muja (LVV) – 44,073 vota.


















