Kosova ka aktualisht 1 mijë e 296 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 3 mijë e 178 raste me 114 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 24 mijë e 575 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.
Deri tani, gjithsej 58 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Dje janë shëruar edhe 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1 mijë e 824 raste.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.