Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve.
AI ka bërë thirrje për solidaritet dhe organizim sindikal, për t’u përmirësuar të drejtat e punëtorëve.
Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes që tij kanë trefishuar numrin e inspektorëve.
“Gjatë 12 muajve të fundit kemi dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve në shoqërinë tonë. Inspektorati Qendror i Punës për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në vitin 2023, në krahasim me vitin 2020, ka trefishuar numrin e inspektimeve, duke realizuar 8,114 inspektime. Kemi dyfishuar buxhetin për Inspektoriatin i cili përgjatë viteve 2022 dhe 2023 përmes procedurave të rekrutimit ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës. Sivjet numri i inspektorëve arrin në 150 duke përmbushur kësisoj premtimin tonë për pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës”, ka deklaruar Kurti.
Më pas ai ka folur për masat e Ringjalljes Ekonomike që kanë ndikuar sipas tij në deklarimin e punëtorëve.
“Filluam mandatin me masa që nxisin deklarimin e punëtorëve sikurse masa 1.2 e Pakos së Ringjalles Ekonomike. Sepse një punëtor i padeklaruar e pa kontratë, nuk mund të kërkojë as realizimin e të drejtave që i takojnë. E punën për deklarimin e punëtorëve e intensifikuam me nisjen e inspektimeve të përbashkëta të Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ku vetëm dy muajt e parë janë deklaruar mbi 10 mijë punëtorë. Në proces është edhe rregullimi i deklarimit të punëtorëve sezonalë dhe në sektorin e amvisërisë, problem ky disa vjeçar, duke u siguruar kështu që të kemi pagesë të kontributeve pensionale dhe trajtim të dinjitetshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë”, ka thënë ndër tjerash