Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituat të dielën Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për t’u njohur për së afërmi me zbatimin e masave kundër Covid-19.
Zemaj ka njoftuar se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.
Ky është postimi i tij i plotë:
Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!
Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.
Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!
Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!
#QeveriaHoti