Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj bakteri që ushqehet dhe merr kalori nga metalet.
Më parë dyshohej se këto lloj bakteresh ekzistonin për më shumë se njëqind vjet, por kjo kurrë nuk është provuar.
Mikrobiologët nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni – Caltech kanë zbuluar aksidentalisht bakteret pasi kryen disa eksperimente të tjera duke përdorur mangan, një element kimik.
Jared Leadbetter, profesor i mikrobiologjisë mjedisore në Caltech në Pasadena, la një kavanoz qelqi të mbuluar me një substancë që të tretej në ujë dhe shkoi për të punuar në kampus. Kur u kthye, ai gjeti kavanozin të mbuluar me materiale të errëta, shkruan CNN.
“Mendova se çfarë është? Fillova të pyesja veten nëse do të mund të ishin përgjegjëse mikrobet për këtë, kështu që ne në mënyrë sistematike bëmë teste për ta kuptuar, “tha Leadbetter në një njoftim për shtyp.
Studiuesit zbuluan se ‘veshja’ e zezë e gjetur në kavanoz ishte mangani i oksiduar, i cili u prodhua nga baktere të zbuluara rishtas që me shumë mundësi u gjetën në ujin e rubinetit.
“Ka prova që” të afërmit “e këtyre krijesave banojnë në ujërat nëntokësore, dhe një pjesë e ujit të pijshëm në Pasadena është pompuar nga ujërat lokale,” tha ai.
Në një studim të ri të botuar në revistën ‘Nature’ të martën, shkencëtarët vërejnë se këto janë bakteret e para që përdorin manganin si një burim energjie.
Hulumtimi i ri zbulon gjithashtu se bakteret mund të përdorin mangan për një proces të quajtur kimio-sintezë, i cili konverton dyoksidin e karbonit në biomasa.
Shkencëtarët besojnë se rezultatet do t’i ndihmojnë të kuptojnë më mirë ujërat nëntokësore, por misteri mbetet se si dhe pse materiali është krijuar aty./kp/