Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të akuzojë kryeministrin Avdullah Hoti për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo parti pretendon se Hoti, të cilin e quan “Kryeministër të paligjshëm e jolegjitim”, shkoi në Ëashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.
“Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin ‘Republikë’. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagimin e VV-së./kp/

















