Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka paralajmëruar se nëse shtatorja e Fadil Vokrrit nuk i posedon të gjitha parametrat e kërkuara nuk do të lejohet të vendoset fare.
Ahmeti me këtë rast e ka përmendur shtatoren e Bill Clintonit për të cilën ka thënë se “është për me bo fotografi për të qeshur.”
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në “Facebook”
Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.
Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.
Urime dita e flamurit!