​Varhelyi përcjell nga afër procesin e vaksinimit në Kosovë

E publikuar: 05/05/2021 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot ka vizituar sallën “1 tetori” në Prishtinë për të parë nga afër procesin e vaksinimit me Pfizer, dozat e së cilës erdhën dje, si donacion nga BE-së.

Për ta pritur komisionarin e BE-së ka ardhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërkohë pritet të ketë edhe konferencë të përbashkët për medie.