​U morën me shitjen e armëve dënohëm me 14 vjet burg

E publikuar: 13/03/2020 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpallet Aktygjykimi kundër të akuzuarve M.D, A.K dhe D.P.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor tre të akuzuarit, për përdorim dhe shitje të armëve.

Të tretë janë dënuar me 14 vjet burgim.

Kjo është komuniakta e plotë:

I akuzuari M.D. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 7.000 (shtatëmijë) euro për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 i KPRK-së lidhur me veprën penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 të KPRK-së , të kryer së bashku me A.V i arratisur në kohën e kryerjes së veprës penale.

I akuzuari A.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh dhe dënim unik me gjobë nà « shumë prej 3.500 euro për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminale të organizuar nga neni 283 par.1 i KPRK-së lidhur me veprën penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

I akuzuari D.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë) euro për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Të akuzuarve M.D dhe A.K me aktvendim të veçantë u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.