​Trump deklarohet pas rezultateve të para

E publikuar: 04/11/2020 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjërat po shkojnë mirë, tha Trump në profilin e tij në Twitter pas rezultateve të para jozyrtare nga Indiana dhe Kentucky.

Sipas CNN, në rrethet e para në Indiana dhe Kentucky që raportuan rezultatet, Trump kryeson bindshëm. Në këto vende, Trump fitoi edhe më bindshëm në vitin 2016, kështu që ky rezultat ishte i pritshëm.

Sipas rezultateve të para jozyrtare për Indiana, Trump ka 68.3 dhe Biden 29.7 për qind. Ndryshe, votat nga Indiana sigurojnë 11 vota elektorale.