Juventus vazhdon të jetë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ri
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë një mesfushor.
Në listën e tij janë shumë emra, por tashmë duket se ai ka zgjedhur francezin e PSG-së, Blaise Matuidi.
Sipas, Tuttomercatoweb, Matuidi këtë të shtunë do të arrijë në Torino, ku pasi të kryej testet mjekësore, do të nënshkruajë me Juventusin.
Të dy skuadrat ishin pranë marrëveshjes edhe një vit më parë, por në rastet e fundit kishte dështuar. /Express/



















