​Rrënohet xhamia në Fushë Kosovë, BIK’u kërkon që të bëhet edhe biznes përkrah xhamisë së re (Video)

E publikuar: 09/08/2015 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhamia kryesore në Fushë Kosovë do të rrënohet për t’u rindërtuar sërish, raporton KTV.

Ndonëse objekti ekzistues, i cili u ndërtua vite më parë është në gjendje të rregullt, një kërkesë e Bashkësisë Islame, drejtuar Drejtorisë së Urbanizimit ka kaluar në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

Në kërkesën për rrënimin e objektit ekzistues dhe ndërtimin e atij të riut, i vetmi arsyetim që jepet është se kjo po bëhet për shkak të ofrimit të një donacioni nga BIK-u.

Mirëpo, ndërtesa e xhamisë së re do të ketë edhe objekte afariste, përcjell koha.net. Në projektpropozimin e këshillit të dërguar komunës shihet se rreth 200 metra katrorë përdhese janë paraparë për afarizëm.

E për opozitën e komunës, rrënimi i xhamisë po ndodh pikërisht për shkak të futjes së disa bizneseve në ndërtesën e xhamisë, raporton kohavisioni. Opozita madje thotë se rrënimi i xhamisë është bërë pa asnjë sqarim nga Urbanizmi dhe pa debat në Kuvendin komunal.