Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj kërcënimeve për luftë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Quni përmes një statusi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjit edhe një fotografi nga lufta e Koshares, ka thënë se nuk janë të interesuar për luftë, por nëse lufta është e pashmangshme, atëherë do të fitojnë.
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri Quni.


















