Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ndarë Halil Kastratit, Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, për kontributin e tij në fushën e humanizmit.
Lajmin e ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati i cili ka falënderuar presidentin Thaçi për vlerësimin e punës së tij dhe të gjithë bamirësit shqiptarë.
Kastrati ka treguar se ndihet i lumtur që kjo veprimtari bamirëse që është nisur 10 vite më parë tani është institucionalizuar.
Ky është statusi i tij i plotë:
Faleminderit z. President Thaçi
Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.
Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.
Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.
Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.
Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.
Faleminderit President.
Faleminderit bamirës.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve