​Preket me COVID-19 infektologu i njohur

E publikuar: 04/11/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu Izet Sadiku është prekur nga sëmundja infektuese me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë infektologu Sadiku përmes një postimi në Facebook.

“Sot pas disa simptomave gjatë kujdestarisë së mbrëmshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID19. Do të vetizolohem për 14 ditë dhe do t’i ndjekë rekomandimet e IKSHPK”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot Kosova ka regjistruar shifrën më të latë ditore që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars – 661 raste.