​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 23/11/2021 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët.

Të enjten parashihen intervale të shkurta diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.