Super ylli i Paris Saint-Germain, Neymar nuk dëshiron një rikthim tek Barcelona vitin e ardhshëm, raporton “Foot Mercato”.
Braziliani bëri presion për një kthim në “Camp Nou” në verën e vitit 2019, por dy klubet nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje për një shumë përfundimtare.
Sidoqoftë, Neymar tani është gati të besoj të ardhmen e tij PSG-së deri në vitin 2027, pasi ka ri-zbuluar formën e tij më të mirë në “Parc des Princes” sezonin e kaluar./KP/