infosot
  •   Fillimi
  •   Lajmet
    • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  •   Sport
  •   Lifestyle
    • Lifestyle
    • Stil
    • Këshilla Seksuale
  •   Tech
  •   Opinione
  •   Showbiz
  •   Fun
    • Fun
    • Kuriozitete

Infosot.com

  • Ballina
  • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  • Sport
  • Lifestyle
    • Stil
    • Eros
  • Tech
  • Opinione
  • Showbiz
  • Fun
    • Kuriozitete

​Nagavci: Qeveria Hoti po bën plane të kota me Thaçin

E publikuar: 08/06/2020 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nga LVV, ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit. Ajo ka akuzuar Qeverinë Hoti se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, thotë se për vetëm tre muaj LDK nga aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.

“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit:

“Nga Qeveria demokratike me legjitimitet popullor te Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të presidentit.

Me 6 mars 2020 Qeveria Kurti aprovoi Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020-2023. Një pjesë e veçantë e programit, saktësisht pika 12.3.2 përcaktonte angazhimet e Qeverisë në raport me dialogun, duke u bazuar në frymën e parimeve të reciprocitetit, përfshi këtu edhe çështjen e të pagjeturve, reperacioneve të luftës e okupimit. Në program përcaktohej po ashtu edhe zëvendësimi i tarifave doganore me masat e reciprocitetit të plotë.

Më 15 mars 2020 Kuvendi miratoi Rezolutën e iniciuar nga grupi parlamentar i LV! dhe grupi parlamentar i LDK-së, ku njëra nga tri pikat rikonfirmoi se është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheq bisedimet dhe dialogun me Serbinë.

Duke ditur qëndrimin parimor të Kryeministrit Kurti, duke pasur të votuar Programin qeverisës ku e zeza mbi të bardhë ishte e qartë se s’ka dialog pa parime, se s’ka cënim të sovranitetit, integritetit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti Thaçi e dinte se planet e tij s’mund të realizohet me këtë qeveri.

Duke pasur të qartë se me Albin Kurtin kryeministër nuk ka pazare me Serbinë, se s’ka plane me harta e se ai nuk është faktori vendimmarrës pa kushte, filloi Plani B. Presidenti u rikthye edhe një herë tek ata që dhe e bënë president, tek aleati i tij LDK.

Më 25 mars me iniciativë të LDK-së, u votua në Kuvend Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë Kurti.

Më 3 qershor 2020, pas ndërhyrjeve direkte të presidentit Thaçi, me favorizime antikushtetuese, me vizita pas mesnate në shtëpi të deputetëve u votua qeveria e tij, Qeveria e udhëhequr formalisht nga Hoti që për herë të parë ka në kabinet edhe një zëvendësministër të Listës Serbe.

Më 5 qershor, Qeveria Hoti aprovon Programin Qeverisës ku fare nuk e përmend se është përgjegjësi e plotë e Qeverisë udhëheqja e dialogut, duke hapur kështu edhe formalisht rrugën për presidentin Thaçi.

Më 6 qershor, Qeveria jo legjitime shfuqizon vendimet e Qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë. Ky vendim i Qeverisë Hoti përshëndetet menjëherë nga Thaçi, Vuçiq e Daçiq.

Pra nga 6 mars deri me 6 qershor, për vetëm tre muaj LDK nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, në mënyrë demokratike me zgjedhje të lira, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një Qeverie jo legjitime me AAK, Lista Serbe, Nisma e të tjerët, te Qeveria e Thaçit.

Nga reciprociteti me Serbinë tek nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin“, ka shkruar Nagavci.

NGA KATEGORIA

Ish-ushtari i UÇK’së, gjermani Roland Bartetzko tregon se kush ishin më trima në luftrat në ish-Jugosllavi, shqiptarët, kroatët apo boshnjakët

Kërkohet ndihmë urgjente – Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve

“13 lopë m’i zuri dheu” – Shembet stalla në Kaçanik, rrëfehet  pronari 

Abdixhiku: Mercenarëve nuk u mjafton partia e tyre, duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit

TË FUNDIT
Ish-ushtari i UÇK’së, gjermani Roland Bartetzko tregon se kush ishin më trima në luftrat në ish-Jugosllavi, shqiptarët, kroatët apo boshnjakët
Kërkohet ndihmë urgjente – Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve
“13 lopë m’i zuri dheu” – Shembet stalla në Kaçanik, rrëfehet  pronari 
Abdixhiku: Mercenarëve nuk u mjafton partia e tyre, duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit
Krerët e partive politike në Grenlandë i reagojnë Trumpit: Nuk duam të jemi amerikanë
OEK për zjarrin në Comodita: Humbje e madhe për ekonominë e Gjakovës dhe të Kosovës
Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë
“Më kontaktoni vetëm përmes avokatit” – Brooklyn Beckham “godet” prindërit
AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E menaxhueshme, në disa rajone vështirësi
Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë

Media Shqipëtare

  • RTK
  • Zëri
  • Telegrafi
  • Rrokum TV
  • Express
  • Koha
  • Tribuna
  • Kosova Sot
  • KosovaPress
  • Lajmi.net
  • Evropa e Lirë
  • Deutsche Welle
  • Zëri i Amerikës
  • Epoka e re
  • BotaPress
  • Gazeta Blic
  • Politiko
  • IndeksOnline
  • Krokodili
  • Gjirafa
  • Albinfo.ch
  • Kallxo
  • RTV 21
  • Klan Kosova
  • 2LONLINE
  • Kosova Live
  • Kosova e Lirë
  • Gazeta Lajm
  • Politiko
  • Gazeta Fjala
  • Ora News
  • Top Channel
  • Mapo Online
  • Rajonipress
  • BalkanWeb
  • NOA
  • Panorama
  • Shekulli
  • Gazeta Standard
  • Nacional Albania
infosot.com
Partnerët medial:
infosot.com
infosot.com
Kontakti | Marketingu | Immpresum | Institucione

Infosot është portal i pavarur i lajmeve, i themeluar nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2007. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të portalit Infosot.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Infosot Sh.P.K | M: +383 49 323 333 | +383 44 383 333 | E: mailto:[email protected]

© INFOSOT.com - 2007 - 2024 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

✕