​Murat Meha: Jap dorëheqje nëse ma kërkon Qeveria

E publikuar: 20/11/2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit Qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, ka deklaruar, për Gazetën Express, se do të japë dorëheqje nëse ia kërkon Qeveria. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se largimi i Mehës është në kuadër të ujdisë ndërmjet PDK-LDK dhe AAK për zhbllokimin e situatës politike
Murat Meha ka thënë për Gazetën Express se aktualisht nuk ka ndonjë informatë, apo sinjal, për shkarkimin e tij, apo dorëheqjen. Por, ai ka treguar se mund të bëjë një akt të tillë nëse ia kërkon qeveria.

“Nuk kam ndonjë informacion konkret. Po ashtu nuk kam ndonjë sinjal për shkarkim apo dorëheqje. Por, nëse ketë ma kërkon qeveria dhe shteti do ta bëj. Deri tash kam punuar për të mërin e shtetit dhe për të mirën e tij jap edhe dorëheqje. Këtë mund ta bëjë edhe i tere komisioni, jo vetëm unë”, ka thënë Meha.

Meha thotë se qëndron parapa gjithë asaj që ka bërë deri me tani, dhe se është i bindur se komisioni ka punuar drejtë.

“Unë jam i bindur se kemi punuar drejt, unë dhe komisioni. Në qëndrojmë prapa gjithë punës që kemi bërë dhe besojmë që kemi punuar drejt për vendin”, ka deklaruar Meha.