Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë mes shumë debatesh rreth mungesës së dokumentacione deputetët e këtij komisioni kanë arritur ta intervistojnë kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Arsim Janova.
I gjithë debati nisi pas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi që në mungesë të materialeve për ZRRE të mbyllet kjo mbledhje pasi nuk kanë informacione.
“Meqenëse kemi të bëjmë edhe me mungesë të njohurive elementare dhe me mungesë të dokumentacionit tash e disa mbledhje çështja është se çfarë pyetje duhet të shtrojmë në mungesë së dokumentacionit dhe dyta dua të di se çka ka ndodhur me opinion ligjor për të drejtën tonë për tu kërkuar institucioneve relevante pezullimin e licencimit të lejeve…04’13 Nuk mund të vazhdojmë me një proces të intervistimit në mungesë të materialeve bazike nëse dhe kolegët janë dakord dhe pa dashur me iu marr kohën propozoj të shtyhet mbledhjen”, tha Abrashi.
Pas kësaj, reagimi i menjëhershëm erdhi nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu e cila tha se më shumë po bëhet garë për mos hetim sesa për hetim të këtij procesi.
“Është një proces që fatkeqësisht me tentu si komision dhe kjo është detyra jonë, por me hetu dhe me bë një punë jo të mirëfilltë unë këtë nuk po e hetoj. Kolegët që e kanë iniciuar këtë komision nuk kanë dashur të vijnë në një vizitë të parë pikërisht në vendin ku ne konsiderojmë se është problem më i madh, pra në Lumbardh të Deçanit. Por as tre të VV-së e as Haxhi Avdyli, pra katër veta nuk e kanë gjetur kohën me ardh me e pa. Jemi takuar me shoqërinë civile dhe për shkak të asaj vizite i kam pyetjet…Ma shumë po bëni garë për mos me u hetu ky proces, ju nuk keni qenë në vizitë çka po doni me hetua” ,tha ajo.
Debat më i ashpër u zhvillua në mes deputetes të AAK-së, Teuta Haxhiu dhe atij të LDK-së, Haxhi Avdyli.
“Një përgjigje për Teuta Haxhiun e cila vetëm kjo nuk bënë politikë sepse ne krejt bëjmë politikë kjo është për humanizëm dhe ambient, vizita ka qenë sikur vizita të cilën kemi qenë unë pjesëmarrës dhe nuk kam nevojë me arsyetuar para kësaj se nuk është autoriteti që ne duhet t’i arsyetohemi para këtyre deputetëve….14’25 Ti je për me shku me bë pak politikë me dikë unë jam me hetu ti nuk je për me hetu”, u shprehen ata.
Gjatë raportimit Arsim Janova, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji tha se deri në vitin 2020 janë paraparë të instalohen 240 megavat kapacitet.
Ai tha se roli i ZRrE-së është si skemë mbështetëse për këto hidrocentrale, për të nxitë gjenerimin e energjisë së pastër. Tutja ai tha se ky institucion rregullativ e cakton çmimin, periudhën e shitjes që është 10 vjeçare, dhe garanton pagesën e debalancave që është 25% .
“Projektet me kapacitetet të instaluar nën 5 MgW për të cilat me ligj nuk kërkohet të licencohen janë gjithsej 17 hidrocentrale me kapacitet të instaluar 48’91 MgW. Prej tyre të përfunduara dhe janë në operim janë 9 hidrocentrale me gjithsej kapacitet 26.91 MgW që posedojnë autorizime finale dhe janë në proces të ndërtimit janë 8 hidrocentrale me gjithsej kapacitetet të instaluar 22 MgW këto janë nën 5 MgW nuk kërkojnë licencë. Projektet me kapacitet të instaluar mbi 5 MgW të cilat me ligjit janë të obliguara t’i nënshtrohen procedurës së licencimit janë gjithsej 6 hidrocentrale me gjithsej kapacitet 45’52 MgW. Prej tyre I përfunduar dhe është në operim dhe ka licencë afatgjate prej 40 vitesh me 9.98…Të përfunduar dhe posedojnë të gjitha përveç lejes mjedisore janë tri hidrocentralet e Kelkos-it…Para një viti ka pasur një licencë për një vit meqenëse nuk posedojnë lejen mjedisore kurse, prej datë 14 tetor 2020 janë jashtë operimit”, tha ai.
Sipas tij, për projektet deri në 10MgW, lejet i lëshon komuna, ndërsa ato mbi 10 MgW i lëshon Ministria. Por siç tha Janova projektet e hidrocentraleve të Deçanit komuna ia ka bartur përgjegjësinë e lejes ndërtimore ministrisë së Ambientit.
“Për projektet mbi 10 MgW lejet ndërtimore i lëshon komuna dhe mbi 10 MgW i lëshon ministria, përjashtim është bërë se tek këto hidrocentralet e Deçanit sigurisht komuna ia ka bartur ministrisë së Ambientit ka qenë në pyetje tri projekte e ka bartur tek ministria e Ambientit që në atë kohë ka qenë e veçantë“, tha Janova.
Ai tha se sa i përket ndikimit mjedisor nuk i përket ZRRE-së, por institucioneve tjera relevante, siç është Ministria e Ambientit.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i ka pyetur përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë se a janë në dijeni se kanë shkelur dhjetëra ligje duke i lejuar hidrocentralet në Deçan të funksionojnë.
“Unë konstatoj se jemi plotësisht jemi me ligjin, sa ligje janë shkelur deri tash duke i përmendur edhe zonat e mbrojtura nuk është çështje e Zyrë së Rregullatorit kjo çështje”, theksoi kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
E anëtarja e këtij komisioni nga AAK-ja, Teuta Haxhiu u interesua se ZRRE a është e sigurt se Kelkos nuk është duke prodhuar energji.
E në përgjigjen e tij kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, tha se bazuar në raportet e KOST-it nuk ka të dhëna se energjia e hidrocentraleve të Kelkos është future në rrjetë.
“ Sa i përket sigurisë tek se e janë duke prodhuar ende jemi plotësisht të sigurt që dhe kjo edhe pse ligj dhe rregullat KOST bënë përcjelljen e futjes së energjisë nga ato hidrocentrale në rrjet se KOST është përgjegjës për to dhe vinë në raportet ditore nga KOST, deri tani nuk ka të dhëna se ka hyrë energji nga këto hidrocentrale”, tha ai.
Anëtarët e Komisionit, nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, rreth rolit të ZRRE-së tek hidrocentralet. Prandaj, u vendos që Janova e Pepaj të thirren edhe një herë tjetër në intervistim, kur të pajisen me dokumentacion.


















