Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 244 vjetorin e pavarësisë së ShBA-ve, ka thënë se Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohes popullit dhe shtetit amerikan për ndihmën e dhënë nëpër etapat në të cilat ka kaluar vendi.
Urimi i plotë i Fatmir Limës:
Urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë!
Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan.
Ne do t’u mbetemi përgjithmonë mirënjohes atyre për ndihmën e dhënë nëpër etapat në të cilat ka kaluar vendi.
Kosova është ndër shtetet me proamerikane dhe synimi ynë është promovomi i vlerave të cilat janë të mishëruara të populli amerikan./kp/