Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur sot në Aargau të Zvicrës një bisedë tematike me mjekë dhe stafin shëndetësor shqiptarë nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Me këtë rast janë shkëmbyer përvojat me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësorë në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit.
Pjesë e diskutimeve po ashtu ishin sigurimet shëndetësore, menaxhimi i pandemisë COVID-19, decentralizimi i spitaleve, emigrimi i specialistëve, arsimimi i stafit shëndetësor dhe shtylla e shëndetësisë në qeverisjen alternative të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës”, ka thënë Kurti.