​Krasniqi: PDK do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të grave

E publikuar: 25/11/2021 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se solidarizohet me kauzën për ndërgjegjësimin shoqëror për parandalimin e dhunës mbi çfarëdo baze ndaj grave dhe vajzave.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se shoqëria kosovare duhet ta luftojë abuzimin e çfarëdolloj që shkon në drejtim të dhunës, mohimit dhe cenimit të të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet nga çdo perspektivë, për t’i kontribuar kësaj agjende, në mbrojtje të grave dhe në realizmin pa kompromis të të drejtave të tyre të pamohueshme”, shkruan Krasniqi.