Pas ngjarjeve të fundit ku xhandarmëria serbe hyri disa herë në Karaçevë të Kamenicës, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë vendosur të realizojnë patrullime të përbashkëta.
Këtë lajm e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikatë për media.
Kjo është komunikata e plotë:
Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje filloi sot për të planifikuar me Policinë Kufitare veprimtaritë operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës.
Seanca e planifikimit të sotëm pasoi samitin teknik të nivelit të lartë të mbajtur dje në Selinë e Policisë së Kosovës midis Shefit të Operacioneve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës, së bashku me zyrtarë të tjerë.
Në atë rast të dy palët shprehën kënaqësi të ndërsjellë për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes një mekanizmi të përmirësuar javor që do të lejojë një rritje të patrullave të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë të Kamenicës.
KFOR mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.