Momente rrëqethëse janë parë në një plazh të Kosta Rikës, kur një jaguar i shpejtë ka kafshuar kokën e një breshke, duke e lënë të ngordhur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun Nacional Tortuguero, ku është parë jaguari derisa ushqehet me një breshkë.
Në videoklipin e postuar në internet shihet macja e madhe duke përtypur kokën e krijesës detare.
Breshkat në këto anë mund të rriten deri në 2.2 metra dhe peshojnë deri 700 kilogramë, por shpejtësia e tyre e vogël në tokë i bën të rrezikohen nga predatorët e tokës.
Këto lloj breshkash janë pre e peshkaqenëve dhe balenave vrastare të detit, dhe mund të jetojnë deri 50 vjet, por në tokë ato janë cak i lehtë i jaguarëve të shpejtë. /kp/Telegrafi/