Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka biseduar sot me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Laçak.
Në një postim në Twitter, kreu i Ekzekutivit vendor ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.
Hoti tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.
Postimi i plotë:
Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke.