​Haliti: Kryeministri Hoti duhet të garantojë marrëveshjen me Serbinë

E publikuar: 01/09/2020 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti ka folur për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit në vend.

Ai në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka gabuar që nuk ka qenë pjesë e delegacionit shtetëror në takimin e Uashingtonit më 4 shtator.

“PDK nuk ka gabuar. Nuk mund të shkojmë në bisedime me dëshmitarë, por duhet të jemi të përgatitur me tema. Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhen zgjidhur gradualisht”, u shpreh ai.

Haliti tha se kryeministri Avdullah Hoti duhet të garantojë një marrëveshje eventuale me Serbinë, ndërsa ka hedhur poshtë spekulimet se mos pjesëmarrja e PDK-së në dialogun me Serbinë për shkak të mos prezencës së presidentit Hashim Thaçi.