​Grantë për përkrahjen e bizneseve të vogla në Prishtinës

E publikuar: 09/07/2020 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.

Sipas komunës, nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre.