Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.